Sport22 Qershor 2024, 16:58

Çekia komplikon kualifikimin në raundin e 1/16, gjeorgjianët bëjnë surprizën në Hamburg

Shkruar nga Pamfleti

Çekia komplikon kualifikimin në raundin e 1/16, gjeorgjianët

Nuk ka fitues në “Volkparkstadion” të Hamburgut. Gjeorgjia dhe Çekia nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1, duke komplikuar kualifikimin për në raundin e 1/16.

Çekët iu afruan golit që në minutën e 3, por portieri Mamardashvili i mohoi avantazhin miqve.

Në minutën e 23, Çekia gjeti golin e avantazhit. Hazlek realizoi për të tijtë, por gjeorgjianët protestuan për një prekje të topit me dorë brenda zonës dhe goli u anula nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Kur mendoohej se ndeshja do të mbyllej me rrjeta të paprekura, në minutën e 45+2, arbitri akordoi penallti për Gjeorgjinë për prekje të topit me dorë brenda zonës. Pas konsultës me sistemin VAR, gjyqtari vendosi të jepte 11-metërshin.

Në minutën e 45+4, sulmuesi Mikautadze u tregua i saktë nga penalltia, duke çuar në delir tifozët gjeorgjianë.

Menjëherë më pas, Çekia pati një rast të artë për të barazuar, por gjuajtja e Shik u ndal nga një pritje e mrekullueshme e Mamardashvilit.

Në minutën e 59, çekët barazuan rezultatin. Patrik Shik gjeti më në fund rrugën e rrjetës.

Me këtë barazim, Çekia dhe Gjeorgjia mbajnë vendin e fundit në renditje me nga një pikë secila.

Ndeshjen e ardhshme, Çekia do ta luajë me Turqinë, ndërsa Gjeorgjia do të përballet me Portugalinë e Kristiano Ronaldos.

Të dyja këto takime do të luhen më 26 qershor në orën 21:00.

 

gjeorgjia turqia "euro 2024"