Sport25 Maj 2024, 16:13

“EURO 2024” shumë pranë/ Armando Broja optimist: Shqipëria do kalojë grupin

Shkruar nga Pamfleti

“EURO 2024” shumë pranë/ Armando Broja optimist:

Ditën e hënë, trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo do të bëjë publike listën me 26 lojtarë që do të marrë me vete në Europianin e Gjermanisë.

Ndër emrat që përflitet se do të jetë pjesë e “EURO 2024” është edhe Armando Broja. Sulmuesi kuqezi, i cili është pjesë e Çelsit në Premier Ligë ka kaluar një vit e gjysmë shumë të vështirë mes dëmtimit që e mbajti jashtë fushave dhe mungesës së minutave te Fullhemi, ku u transferua në janarin e këtij viti.

22-vjeçari ishte ditën e djeshme në “Air Albania” për të ndjekur finalen për vendin e tretë dhe të kartërt mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, e cila përfundoi me fitoren e korçarëve me rezultatin 3-2.

Armando Broja pas më shumë se një viti ka dhënë një intervistë për "Top Channel".

“Kam ardhur për të bërë pak pushim…është bukur me pa futboll gjithmonë edhe jashtë Anglisë”, tha Broja.

Ky vit ka qenë shumë i vështirë për të. Nga janari dhe deri në maj Broja nuk ka patur 90 minuta të plota as te Çelsi në ditët e para të vitit dhe aq më pak te Fullhemi.

“Mund të shkonte edhe më mirë, por kështu është futbolli, të shohim sezonin tjetër tani, ishallah shkon edhe më mirë”, tha ai.

Tani kemi grumbullimin e kombëtares shumë të rëndësishëm edhe se këto 6 muaj që kalove..

Po po normal, kjo është gjë më e madhe dhe shohim nëse do të më marrë trajneri, do të jetë diçka shumë e madhe dhe unë do të jap maksimumin. Nëse do të më zgjedh trajneri do të jetë një gjë shumë e madhe për mua, për familjen dhe ishallah po shkon gjithçka mirë”, tha ai.

Broja mund të quhet edhe thjeshtë i ftuari i këtij Europiani, pa asnjë kontribut në ndeshjet kualifikuese për shkak të dëmtimit, megjithatë, një talent si ai nuk mund të mbetet jashtë.

Trajneri ka bërë diçka shumë të mirë, skuadra është shumë e fortë dhe ky kualifikim ka patur lojtarë dhe një grup shumë të mirë”, u shpreh Broja.

Sa i përket finaleve të Europianit, ku do të kemi kundërshtarë shumë të fortë si Italia, Spanja dhe Kroacia, Armando Broja synon shumë lartë.

Grupi është shumë i mirë, trajneri po ashtu së bashku me stafin janë shumë të mirë, ndeshjet janë vërtetë të rëndësishme, por ishallah do t’ja dalim të kalojmë grupin dhe do të jetë një gjë shumë e madhe si për skuadrën por edhe për Shqipërinë”, tha futbollisti.

Edhe e ardhmja e tij mbetet pezull, te Çelsi vështirë se do të qëndrojë në edicionin e ardhshëm, pasi klubi e ka nxjerrë në shitje dhe situata aktuale me shumë pak minuta të luajtura, nuk e favorizon.

“Nuk e di do të shohim, kontratën e kam akoma te Çelsi...

Keni një plan që të lëvizni nga Anglia?

"Nuk e di akoma…nuk e di”, theksoi ai.

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare "euro 2024"