Sport27 Maj 2023, 20:11

Fiorentina përmbys Romën në fund, verdhekuqtë “lajnë duart” njëherë e mirë me Champions League (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Fiorentina përmbys Romën në fund, verdhekuqtë

Fiorentina ka triumfuar me përmbysje 2-1 ndaj Romës, në sfidën e vlefshme për javën e parafundit të Serisë A. Me këtë rezultat, skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo "lan duart" një herë e mirë me Champions League, pasi tashmë edhe matematikisht është objektiv i pamundur.

Në fakt, skuadra Vjollcë ka arritur të marrë një fitore të jashtëzakonshme pasi ishte në disavantazh 1-0 deri në minutën e 85 të takimit.

Ishte një gol i El Sharauit që kaloi verdhekuqtë në avantazh pas vetëm 11 minutash lojë pas një aksioni të bukur të skuadrës.

Kur mendohej se Roma do të largohej nga Firence me 3 pikë, erdhi reagimi i skuadrës së Italianos, që barazoi ndeshjen me Joviç në minutën e 85 dhe shënoi golin e fitores me Ikone në minutën e 88.

Ekipi kryeqytetas e sheh veten në vendin e 6 me 60 pikë, ndërsa skuadra nga Firence gjendet në vendin e 9 me 53 pikë.

roma fiorentina seria a