Sport23 Qershor 2024, 15:18

FSHF zbulon fanelat e reja të kombëtares për “EURO 2024”: Përcjellin ndjenjën e përkatësisë së popullit shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

FSHF zbulon fanelat e reja të kombëtares për “EURO

Jemi vetëm pak javë para startit të “EURO 2024”. Silvinjo ende nuk ka bërë publike listën e të grumbulluarve, teksa të gjithë tifozët presin me padurim për të mësuar se kush do të jenë të përzgjedhurit e brazilianit për finalet e Kampionatit Europian.

Pavarësisht kësaj, FSHF ditën e sotme ka zbuluar fanelat e reja që futbollistët do të mbajnë veshur. Nëpëmjet një video në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me kompaninë “Macron Football” kanë krijuar uniformat e reja që do të përdorin lojtarët gjatë stërvitjes para ndeshjeve.

Ngjyrat tona, simbolet tona!

Futbollistët kuqezi do të zbresin në stadiumet e “Euro 2024” me fanellat e reja të nxehjes nga ‘Macron Football”, që përcjellin në çdo kuptim ndjenjën e përkatësisë së popullit shqiptar”, thuhet në postimin e FSHF-së. Ndërkohë të gjithë tifozët do të kenë mundësinë të blejnë këto fanella online.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Macron Football (@macronfootball)

fanelat e kombëtares shqiptare fshf kampionati europian