Sport24 Shkurt 2024, 18:13

Fullhemi shtang Junajtid, Broja shijon fitoren nga pankina, Aston Vila përforcon zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Fullhemi shtang Junajtid, Broja shijon fitoren nga pankina, Aston Vila

Mançetser Junajtid është mundur 2-1 në shtëpi kundër Fullhemit, në javën e 26 të Premier Ligës. Gjithçka ndodhi në 45 minutat e dyta në ndeshjen e luajtur në “Old Trafford”.

Ishin miqtë që zhbllokuan takimin në minutën e 65 me Basi, ndërsa vendasit gjetën golin e barazimit në minutën e 89 me Megajër.

Kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, Fulhemi realizoi golin e fitores në minutën e 97 me Ivobin.

Sulmuesi shqiptar i Fullhemit, Armando Broja nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje. Me këtë rezultat, Mançester Junjatid renditet në vendin e 6 me 44 pikë. Në krahun tjetër, Fullhemi renditet në vendin e 12 me 32 pikë.

Fitore bindëse për Aston Vilën, që mundi 4-2 në shtëpi Notingemin dhe përforcon vendin e katërt në renditje. Fiton edhe Kristal Palas, që mposhti 3-0 Bërnlin, ndërsa Brajton-Everton u mbyll në barazim 1-1.

mançester junajtid fullhem premier liga