Sport25 Shkurt 2024, 21:40

Fundi i epokës së artë? E ardhmja e Ilir Dajës te Ballkani në pikëpyetje, orët në vijim vendimtare për teknikun kryeqytetas

Shkruar nga Pamfleti

Fundi i epokës së artë? E ardhmja e Ilir Dajës te Ballkani

Ilir Daja mund t’i japë lamtumirën ekipit të Ballkanit pas 2-vitesh e gjysmë. Trajneri që dërgoi dy vite radhazi në Ligën e Konferencës klubin nga Suhareka, pritet që të largohet nga këta të fundit. 

Këto aludime vijnë, ku sipas gazetës “Enigma”, drejtuesit e Ballkanit dhe Ilir Daja kanë kryer ditën e sotme një takim urgjent. Arsyeja e këtij takimi nuk dihet, por aludohet për prishje kontrate të mënjëhershme ose në fund të sezonit. 

Kujtojmë që Ballkani këtë sezon është në vendin e parë me një pikë më shumë se Llapi ndjekës.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja po tenton edhe këtë sezon titullin kampion, të cilin e kanë fituar dy herë në drejtimin e 57-vjeçarit. 
 

ilir daja tekniku kryeqytetas ballkani