Sport11 Maj 2023, 23:05

Gati shpëton Juventusin nga humbja, Roma bën për “aspirina” Leverkusenin, Fiore përmbyset nga Bazeli, Uest Hemi i imponohet Alkmarit

Shkruar nga Pamfleti

Gati shpëton Juventusin nga humbja, Roma bën për

Ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League dhuruan emocione të mëdha. Juventusi dhe Sevija janë ndarë në paqe, teksa ndeshja e luajtur në Torino u mbyll në barazim 1-1

Bardhezinjtë hasën vështirësi në pjesën e parë, pasi nuk gjetën dot asnjëherë kuadratin. Ekipi i Mendilibar shfrytëzoi në maksimum një kundërsulm në minutën e 25-të, teksa finalizoi në mënyrë perfekte sulmuesi nga Maroku, En Nesyri. Në pjesën e dytë, “Zonja e Vjetër” u zgjua dhe barazoi në limite me Gattin.

Roma mposhti Bajer Leverkusen në aktin e parë gjysmëfinal të zhvilluar në “Olimpico”. Goli i 20-vjeçarit Bove, vendosi këtë duel, duke i siguruar një triumf të artë skuadrës italiane që është më një këmbë në finalen e Ligës së Europës. 

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 63, ishte mesfushori italian që me golin e tij u shndërrua në hero. Dueli i kthimit do të zhvillohet pas një jave, teksa romanët duhet të menaxhojnë këtë epërsi të ndeshjes së parë. 

Gjithashtu, sonte në mbrëmje u zhvilluan edhe dy takimet e para gjysmëfinale të Ligës së Konferencës. Fiorentina u mund 1-2 në Firence nga Bazeli, ndërsa AZ Alkmaar u imponua 2-1 nga Uest Hemi.

roma juventus fiorentina bazel uest hem leverkusen sevija