Sport22 Maj 2024, 22:52

Gjimshiti ngre në qiell trofeun e parë europian, Atalanta thyen Leverkusenin e rekordeve dhe shkruan me germa të arta historinë

Shkruar nga Pamfleti

Gjimshiti ngre në qiell trofeun e parë europian, Atalanta thyen

Berat Gjimhsiti mposht Granit Xhakën dhe ngre në qiell trofeun e parë europian. Atalanta shkruan me germa të arta historinë duke fituar për herë të parë trofeun e Ligës së Europës, por nga ana tjetër i ka dhënë fund edhe rekordit të Bajer Leverkusenit prej 51 ndeshje pa humbje.

Bergamaskët triumfuan me shifrat e pastra 3-0 në “Aviva Stadium” të Dublinit përballë skuadrës së "Aspirinaeve".

Skuadra e drejtuar nga Xhanpiero Gasperini zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12. Pas zhvillimit të një goditje këndi, pasimi i Zapakostës në qendër u devijua në rrjetë nga Lukman.


Zikaltërit dyfishuan shifrat në minutën e 26. Lukman dhuroi spektakël, pasi mori topin para zonës, kaloi Xhakën dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës.


Një mbrëmje e gjitha për Lukman. Ishte ky i fundit që vulosi rezultatin përfundimtar në 3-0. Futbollisti zikaltër ishte i pakapshëm dhe nga e majta lëshoi një predhë që u ndal në rrjetë.


Në muajin gusht, Atalanta do të ndeshet me fituesin e çiftit Borusia Dortmund-Real Madrid për të diskutuar trofeun e Superkupës së Europës.

atalanta bajer leverkusen liga e europës