Sport23 Shkurt 2024, 20:34

Gjykata i dha 4.6 vite burg për përdhunim/ Si Neymar shpëtoi Dani Alvesh nga dënimi maksimal?

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata i dha 4.6 vite burg për përdhunim/ Si Neymar shpëtoi Dani

Dani Alvesh ka qenë në paraburgim që nga 20 janari 2023, pasi u akuzua për agresion seksual ndaj një gruaje të re në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë më 31 dhjetor 2022.

Të enjten braziliani është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për agresion seksual; duhet të dëmshpërblejë viktimën me 150.000 euro dhe të paguajë shpenzimet ligjore; i është theksuar masa e ndalimit dhe komunikimit me viktimën për 9 vjet e 6 muaj; plus 5 vjet lirim me kusht.

Sipas disa mediave braziliane, Alvesh e ka paguar shumën prej 150 mijë eurosh para se të jepej vendimi, duke sjellë uljen e masës ndëshkuese, me ndihmën e familjes së Nejmarit. Sipas tyre familja e Nejmarit ka bërë këtë pagesë dh e ka ndihmuar dhe me aspekte të tjera ish-mbrojtësin e Brazilit, si për shembull duke i vënë në dispozicion një avokat të besuar.