Sport16 Qershor 2024, 12:27

Goli i Nedim Bajramit, befasohet Françesko Totti: Po bëni shaka, mos është montazh!

Shkruar nga Pamfleti

Goli i Nedim Bajramit, befasohet Françesko Totti: Po bëni shaka, mos

Goli i Nedim Bajramit, mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e kampionatit europian Itali-Shqipëri, në sekondën e 23-të, shënoi një rekord të historinë e futbollit europian.

Fantazisti shqiptar hyn në librin e rekordeve duke shënuar golin më të shpejtë në 17 Evropianet e zhvilluara nga UEFA.

Kjo ka lënë pa fjalë edhe legjenda të futbollit si Francesco Totti.

Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, Totti habitet nga goli “rrufe” i Bajramit.

“Po bëni shaka”,-thotë ai i befasuar.

“Mos është ndonjë montazh kjo”,-thotë një miku i tij.