Sport24 Shkurt 2024, 17:57

I dërgon atij materiale pornografike, gruaja e uritur për seks përndjek yllin e Liverpulit prej më shumë se një viti

Shkruar nga Pamfleti

I dërgon atij materiale pornografike, gruaja e uritur për seks

Futbollisti i Liverpulit, Trent Aleksandër-Arnold, u përndoq për më shumë se një vit nga një grua "e uritur për seks".

Sipas ‘The Sun’, mbrojtësi anglez, i cili po rikuperohet nga një dëmtim në gju, duhej të punësonte një truprojë dhe një dedektiv privat, si dhe të kishte instaluar kamera vëzhgimi në shtëpi.

Gruaja është shfaqur në rezidencën e lojtarit, në seancat stërvitore të Liverpulit dhe madje edhe në restorantet, që futbollisti frekuentonte më shumë.

Kjo është arsyeja pse Trent Aleksandër-Arnold u këshillua të mos ndajë detaje të jetës së tij private në rrjetet sociale, përveç ndryshimit të numrit të celularit.

Mbrojtësi madje mori letra dhe materiale të turpshme. Mesazhe “të sëmura” kanë marrë edhe disa anëtarë të familjes së tij.

Ka qenë më shumë se një vit ferri për Trent”,- tha një burim i afërt me lojtarin për “The Sun”. "Ajo grua e terrorizoi atë, duke e bombarduar me mesazhe eksplicite.

Ajo zbuloi numrin e tij dhe e telefononte vazhdimisht, duke i dërguar letra dhe materiale të turpshme në shtëpinë e tij në Çeshajër.

Këto kanë qenë kohë shqetësuese dhe Trent ka bërë gjithçka që mundet, në mënyrë që kjo që po ndodh të mos ndikojnë në performancën e tij në fushë”.

trent aleksandër arnol futbollisti i liverpulit