Sport19 Qershor 2024, 17:26

I kryqëzuar për golat kundër kombëtares, Elseid Hysaj shkon dhe feston i vetëm me Tifozët Kuq e Zi

Shkruar nga Pamfleti

I kryqëzuar për golat kundër kombëtares, Elseid Hysaj shkon

Elseid Hysaj i ka kërkuar falje Tifozëve Kuq e Zi pas ndeshjes me Kroacinë. Shqipëria barazoi mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë u mbyll 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë. Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.

Hysaj shkoi i pari pas ndeshjes te tifozët e Kombëtares. Kjo për shkak se është kryqëzuar pas gabimeve të bëra në fushë, nga ku kanë ardhur dhe golat e kundërshtarëve.

Ekipi i drejtuar nga Silvinjo kaloi i pari në avantazh me anë të Qazim Laçit, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 11. Asani pasoi për mesfushorin, i cili me kokë mposhti Livakoviç. Pjesa e parë ishte fantastike për kuqezinjtë, të cilët e mbyllën në avantazh.

Kryesimi i Kombëtares zgjati deri në minutën e 73, ku Kramariç barazoi shifrat. Elseid Hysaj doli bllof dhe në këtë mënyrë lojtari kroat gjeti rrugën e rrjetës. Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por pas 4 minutash një autogol i Gjasulës u dha avantazhin kroatëve.

Kuqezinjtë të “shokuar” dhe minutat e mbetura do të luftohej për të gjetur golin e avantazhit. Ishte Gjasula që “çoi” sërish peshë shqiptarët. Mesfushori bëri rolin e sulmuesit dhe mposhti portierin kundërshtar.

I kryqëzuar për golat kundër kombëtares, Elseid Hysaj shkon

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare