Sport24 Maj 2023, 23:02

Interi fiton “finalen e parë”, zikaltërit ‘rrëmbejnë’ për herë të 9 Kupën e Italisë, Lautaro përmbys i vetëm Fiorentinën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Interi fiton “finalen e parë”, zikaltërit

Përfundon finalja e Kupës së Italisë. Interi fiton për herë të 9 në histori trofeun e dytë për nga rëndësia, duke mundur Fiorentinën me rezultatin 1-2.

Zikaltërit e panë veten në disavantazh që në minutën e 3. Gonzales goditi saktë nga e djathta e zonës, pas asistit të Ikone, duke mposhtur portierin Handanoviç.


Avantazhi i “vjolëve” zgjati deri në minutën e 29, pasi Interi barazoi shifrat, Lautaro Martinez gjeti rrugën e rrjetës. Argjentinasi nuk fali pas asistit të Brozoviç.


Në minutën e 37, skuadra e Simone Inzagit përmbysi shifrat sërish me Lautaro Martinez, që goditi fluturimthi brenda zonës, pas asistit të Barrelës dhe me një gjysmëroveshtaë përshëndeti rrjetën.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshueshëm, me Interin që merr Kupën e Italisë për herë të nëntë në histori, pas atyre të viteve 1939, 1978, 1982, 2005, 2006, 2010, 2011 dhe 2022.

Me triumfin ndaj Fiorentinës, zikaltërit e Interit u barazuan me Romën në vendin e dytë si skuadrat më të titulluara të kompeticionit, pas Juventusit që është i pari me 14 trofe. 

Vlen të theksohet fakti se kjo ishte finalja e tetë e Simone Inzagit si trajner në të gjitha kompeticionet. Pasi humbi finalen e tij të parë ndaj Juventusit në vitin 2017, 47-vjeçari fitoi të 7 ndeshjet e ardhshme, duke përfshirë 4 në krye të Interit (dy herë Superkupën dhe 2 herë Kupën).  

Pak muaj më vonë, Interi do të përballet me Napolin për të diskutuar trofeun e Superkupës së Italisë.

inter fiorentina kupa e italisë