Sport25 Shkurt 2024, 20:07

Interi marshon drejt titullit kampion, Lautaro rishkruan historinë me ndihmën e Kristjan Asllanit

Shkruar nga Pamfleti
Interi marshon drejt titullit kampion, Lautaro rishkruan historinë me

Interi ka triumfuar në transfertë përballë Leçes në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Serisë A. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Stadio Via del Mare”, përfundoi me fitoren e thellë 0-4 të miqve.

Serinë e “pokerit” të Interit e hapi asistimi i Asllanit për Lautaro Martinez në minutën e 15, kur zikaltërit kaluan në avantazh. Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll pikërisht 0-1. Me nisjen e pjesës së dytë, Interi ishte përsëri kërkues duke gjetur golin me Fratezin në minutën e 54.

Argjentinasi është lojtari i tretë jo italian që ka arritur të shënojë 100 gola në Serinë A me fanelën e Interit, pas Stefano Niers dhe Mauro Ikardit.

Një minutë më vonë Asllani u largua nga loja për t’i lënë vendin Barelas. Ndërsa në minutën e 55 Martinez shënoi të dytin përsonal dhë të tretin për skuadrën. Teksa për të vulosur “pokerin”, mendoi De Vraj.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 66 pikëve, 9 më shumë se Juventusi i vendit të dytë, madje zikaltërit kanë edhe një ndeshje mangët. Në krahun tjetër, Leçe e Ylber Ramadanit mbetet në vendin e 14 me 24 pikë të grumbulluara pas 26 javësh kampionat.

inter leçe seria a