Sport28 Janar 2024, 22:51

Interi merr 3 pikë të arta nga këmbët e Kristjan Asllanit, zikaltërit mposhtin Fiorentinën dhe marshojnë në krye të Serisë A

Shkruar nga Pamfleti

Interi merr 3 pikë të arta nga këmbët e Kristjan Asllanit,

Interi mposhti Fiorentinën minimalisht në “Artemio Franchi” në një ndeshje të vështirë për zikaltërit. Heronjtë e sfidës ishin padyshim golashënuesi Lautaro Martinez dhe asistuesi Kristjan Asllani. 

Një ndeshje fantastike e mesfushorit shqiptar që dukej si dirigjent në fushën e lojës. Pasime, bllokime, vertikalizime, hapje loje, siguri dhe konfidencë, talenti shqiptar bëri një performancë për t’u duartrokitur. 

Vendasit patën shanset e tyre duke shpërdoruar edhe një penallti në minutën e 72. 

Interi rikthehet në krye të Serie A, 2 pikë më shumë se Juventusi, por gjithashtu ka një ndeshje tjetër për të zhvilluar dhe pritet ta thellojë akoma më shumë diferencën. 

inter fiorentina seria a