Sport24 Shkurt 2024, 16:08

“Inzagi ka diçka më shumë se Guardiola”, Igli Tare: Trajneri i Interit s’ta mbush mendjen në pamje të parë

Shkruar nga Pamfleti

“Inzagi ka diçka më shumë se Guardiola”, Igli Tare:

Ish-drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, foli për “Radio Deejay” në lidhje me Interin dhe Simone Inzagin:

Që në kohën që ishte lojtar mund të shikoje diçka të veçantë, e njëjta gjë mund të thuhet për Guardiolën: ata kishin diçka më shumë.Simone nuk ta mbush mendjen në pamje të parë, por në realitet është shumë i thellë dhe kujdeset për çdo detaj të vogël, e nis nga minuta e parë e mëngjesit deri në fund të mbrëmjes dhe kujdeset për gjithçka me obsesion. Ai ka diçka më shumë se të tjerët në krijimin e një marrëdhënieje me ekipin dhe në nivel individual. Ai dhe Pipo kanë një mënyrë shumë të ngjashme të të menduarit”.

Për dominimin e zikaltërve në kampionat thotë:

Kampionati thotë qartë se Interi është më i forti në bazë të asaj që ka treguar. Mendoj se i dyti është Juventusi, janë të fortë: prisja diçka më shumë duke mos pasur kompeticione europiane, ata mund t’i kishin përgatitur ndeshjet më mirë, por mbeten një skuadër e rëndësishme si Milani. Por ajo që po bën Bolonja është një surprizë e bukur, të bën vërtetë të lumtur të shohësh se si luajnë”.

igli tare ish-drejtori sportiv i lacios simone inzagi pep guardiola