Sport18 Qershor 2024, 17:51

“Ishim në shok përballë Italisë”, Gjimshiti s’kursen kritikat: Kurajo për ndeshje të tilla, nuk duhet vetëm të jesh i bukur në fushë

Shkruar nga Pamfleti

“Ishim në shok përballë Italisë”, Gjimshiti

Shqipëria luan nesër takimin e dytë të vlefshëm për “EURO 2024”. Kroacia është kundërshtari i radhës për grupin B, ndërsa sfida merr do të luhet në orën 15:00. Kombëtarja ndodhet tashmë në stadiumin "Volkspark" të Hamburgut, për të zhvilluar stërvitjen e fundit.

Në konferencë për shtyp para ndeshjes është shfaqur kapiteni Berat Gjimshiti.

Sigurisht që nga kjo ndeshje, gjëja e parë që mund të them është që Kroacia është në rolin e favoritit dhe u duk edhe në ndeshjen e parë ndaj Italisë. Që në këto ndeshje kaq të vështira, ku ke përballë kampionë siç mund të themi, duhet të kesh përqendrimin për të gjithë 90 minutat, çdo gabim të vogël apo problem që ke në fushë, do ta bëjnë një gol dhe ndryshon loja aq shpejt. Ne ishim pak në shok në atë moment dhe besoj se duhet ta ndryshojmë këtë në ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë.

Pasaliç? "Kur kemi qenë në ekip bashkë sigurisht kemi bërë shaka, gjëja që më ka mbetur në kokë është që tha se Kroacia nuk ka luajtur kurrë kundër Shqipërisë dhe besoj që do të jetë shumë e bukur dhe kemi qeshur bashkë e do shihemi në fushë, është një djalë i mirë që e njoh prej 6 vitesh a më shumë.

Është shumë e rëndësishme, besoj se psikologjia është me rëndësishme në këtë moment se lodhja fizike sepse bën ndryshimin në lojë. Sigurisht kam folur me disa lojtarë, e sigurisht duhet të japësh kurajë për nesër, nuk ishte e lehtë të luajë dhe kishim pritshmëri ndryshe. Por duhet të dalim me eksperiencë, përmirësohemi e mësojmë diçka nga ajo. Unë kam shumë vite eksperiencë, mundohem të ndihmoj më të rinjtë se këto gjëra ndodhin e do të kesh ndeshje të tjera në jetë që mund të jenë më keq se me Italinë ndaj duhet të vazhdosh”.

"Kam thënë edhe pas pjesës së parë me Italinë, e linim shumë thjeshtë në zonën tonë. Në këto ndeshje duhet të kesh eksperiencë dhe duhet t’i ndalësh ritmin kundërshtarit. Nuk duhet të jesh vetëm i bukur në fushë por edhe i pistë.

Për Kroacinë nuk ishte një ndeshje e mirë ajo e para, humbën 3-0. Do jetë një lojë e vështirë si për ata edhe për ne. Secili tenton më të mirën, le të shohim çfarë do të ndodh nesër".

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares shqiptare ndeshja me kroacinë