Sport24 Shkurt 2024, 15:21

“Ishte çelësi i fitores ndaj Gallatasarajit”, trajneri i Spartës së Pragës i thur elozhe Indrit Tucit: Atij i mjaftojnë 5 minuta

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte çelësi i fitores ndaj Gallatasarajit”, trajneri i

Sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci ishte një nga pikat kyçe në fitoren që Sparta e Pragës arriti përballë Gallatasarajit me rezultatin 4-1. Tuci ishte autor i një goli dhe gjithashtu asistoi në një tjetër.

Trajneri i çekëve, Brian Priske nuk i kursen aspak elozhet për 23-vjeçarin, duke e quajtur atë si çelësin e rezultatit pozitiv të arritur në ndeshjen e Ligës së Europës.

Tuci më bën shumë të lumtur. Ai meriton të lavdërohet. Ka një mentalitet të shkëlqyer. Më tha se do të pranonte çdo rol, që ai do ta niste ashtu siç dua unë. I duhen vetëm 5 ose 10 minuta për të qenë gati. Paraqitja e së enjtes ishte çelësi i rezultatit”, është shpreh Brian Priske.

brian priske trajneri i spartës së pragës indrit tuci