Sport30 Nëntor 2023, 17:49

Jemi gati t’i ofrojmë kontratë të re Silvinjos”, Armand Duka: Nuk frikësohem nga ofertat që vijnë për të, le t’i rritet edhe çmimi

Shkruar nga Pamfleti

Jemi gati t’i ofrojmë kontratë të re Silvinjos”,

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ftuar në emisionin Sport News, preku temën e trajnerit Silvinjo. Duka foli me fjalë të mëdha për punën e bërë nga tekniku brazilian, ndërsa zbuloi se çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim, nëse është i gatshëm t’i ofrojë Sylvinho-s një kontratë të re.

-President, a do të rinovoni me Silvinjon?

Pa diskutim, Silvinjo ka meritën kryesore, ai është dirigjenti i stafit të tij, nuk është një staf i vogël, pasi janë më shumë se 20 pjesëtarë, më të madhe se skuadra. Ai duhet t’i organizojë ata, t’i marrë maksimumin atyre, pastaj të organizojë edhe skuadrën, pra ka meritë kryesore, por jo më pak kanë meritë edhe ata që ai ka në menaxhim, dy asistët e tij, Doriva-Zabaleta, apo Bulkun dhe Salihin, trajneri i portierëve dhe gjithë të tjerët. Ne e vlerësojmë maksimalisht atë që ka bërë ai dhe stafi i tij. Nuk është se kemi qenë të sigurtë, kemi besuar tek ai, por nuk ka qenë e lehtë të besoje te një trajner jo me shumë eksperiencë, të besosh vetëm te takimet dhe intervistat me të. Thënë këto, vlerësimet maksimale, do të thotë që predispozita jonë është të vazhdojmë bashkëpunimin me Silvinjon, por realisht nuk e kemi diskutuar deri më tani. Besoj që në ditët në vijim ne do t’i ofrojmë rinovimin e kontratës edhe pas Evropianit. Dikush më pyeti që nxitoni, se Shqipëria do të arrijë rezultate fantastike në Evropian dhe pastaj do t’i rritet çmimi shumë. Unë them që ne të arrijmë një herë rezultatet pastaj le t’i rritet çmimi

-Më bëri përshtypje një shkrim i gazetës “Sport” në Spanjë, Silvinjo po fiton kuota me Shqipërinë, rimëkëmbi karrierën e tij, a i druheni ofertave të shumta që mund të vijnë për të?

Nuk kam pse i druhem, përkundrazi jam i lumtur që çdo kusht që punon me ne, si futbollist, si trajner, të vlerësohen, të marrin vlera më shumë pasi është kënaqësi për ne. Nuk kam as droje e as frikë që ky lloj bashkëpunimi do të ndryshojë.

Pas De Biazit, tani kemi një tjetër shqiptar, Silvinjon, mori dhe “Shqiponjën e Artë”, vetëm një emër shqiptar nuk po i gjejmë dot…

Emrin në historinë e Shqipërisë, Silvinjo e shkruan me punën e tij dhe me rezultate. Deri tani e ka shkruar dhe nuk është e rëndësishme nëse do të ketë emër shqiptar apo pasaportën shqiptare. E rëndësishme është çfarë gjurmësh do të lërë me kontributet e tij në futbollin shqiptar.

 

armand duka presidenti i fshsf