Sport22 Shkurt 2024, 17:53

Jo vetëm miqësore me Kilin dhe Suedinë, zbulohet kundërshtari tjetër i kombëtares shqiptare para startit të Europianit

Shkruar nga Pamfleti

Jo vetëm miqësore me Kilin dhe Suedinë, zbulohet

Shqipëria po përgatitet të luajë miqësoret e muajit mars, të cilat do të jenë një test para sprovës së madhe të Europianit të Gjermanisë. Deri më tani janë caktuar dy ndeshje miqësore, përballë Kilit më 22 mars dhe më 25 mars përballë Suedisë.

Por Kombëtarja jonë do të luajnë edhe një ndeshje miqësore të tretë, por që nuk do të luhet në mars. Thuhet se kundërshtari i Kombëtares sonë do të jetë Lihtenshtejni. Federata e këtyre të fundit dhe FSHF kanë rënë dakord për një ndeshje miqëosre gjatë grumbullimit të muajit qershor, pak ditë para nisjes së Europianit.

Lajmin për këtë ndeshje e ka konfirmuar vetë Federata e Futbollit të Lihteshtejnit që thotë se një nga miqësoret e tyre do të jetë pikërisht ndaj Shqipërisë. Tashmë pritet vetëm të caktohen vendi, data dhe ora.

Në qershor, dy finalistë të Europianit do të duan të kontrollojnë formën e tyre kundër Lihtenshtejnit pak para fillimit të “EURO 2024”. Fillimisht, në fillim të muajit në një vend dhe datë ende të pacaktuar, do të luajmë kundër Shqipërisë, më pas më 8 qershor në Bukuresht kundër Rumanisë”, shkruan në komunikatën e saj Federata e Lihtenshtejnit.

Kujtojmë se në grupin B të “Gjermani 2024”, Kombëtarja do përballet me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

kombëtarja shqiptare lihtenshtejn ndeshja miqësore