Sport25 Maj 2024, 20:07

Juventusi e mbyll me fitore Serinë A, bardhezinjtë mposhtin Monzën në ndeshjen e fundit të sezonit

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi e mbyll me fitore Serinë A, bardhezinjtë mposhtin

Juventusi e mbylli sezonin e Serinë A me fitore. “Zonja e Vjetër” triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Monzës, në ndeshjen e luajturnë Torino.

Kieza zhbllokoi ndeshjen në minutën e 26, ndërsa Aleks Sandro dyfishoi shifrat pak më pas.Kjo ishte ndeshja e fundit me Juventusin e mbrojtësit brazilian, i cili do të largohet nga bardhezinjtë pas fundit të sezonit.

15 minuta para fundit, Paolo Montero vendosi ta zëvendësojë për t’i dhuruar duartrokitjet e publikut të pranishëm në "Allianz Stadium".

Numri 12 i bardhezinjve u emocionua dhe nuk i mbajtilotët. Në vendin e tij u aktivizua Tiago Djalo, i cili bëri debutimin në Serinë A.

Juventusi u ndal edhe nga shtyllat në dy gjuajtje të Faxhiloit dhe Kiezës, por falënderon Pinsolion për dy superpritje nga Birindeli dhe Gjuriç.

Bardhezinjtë e mbyllin sezonin me 71 pikë që vlejnë, për momentin dhe në pritje të dy ndeshjeve të Atalantës për vendin e tretë. Monza, nga ana tjetër, e ka të sigurt vendin e 12 në renditje me 45 pikë të grumbulluara.

 

juventus monza seria a