Sport24 Shkurt 2024, 21:41

Ka “tundur” 3 herë rrjetën në 4 ndeshje, sulmuesi shqiptar përshtatet shpejt me skuadrën e re (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ka “tundur” 3 herë rrjetën në 4 ndeshje, sulmuesi

Sulmuesi shqiptar, Ermal Krasniqi realizoi gol për skuadrën e tij Rapidi i Bukureshtit, në fushën e Poli Lasi, takim ky i vlefshëm për kampionatin rumun.

25-vjeçari, pasi shënoi edhe ndaj Hermanshtad, tregoi se po përshtatet shpejt me skuadrën e re. I transferuar te Rapidi i Bukrueshtit në merkaton e dimrit, ai ka luajtur 4 ndeshje në kampionat dhe ka “tundur” 3 herë rrjetën.

Ermal Krasniqi ka luajtur më parë te CFR Kluzh po në Rumani, ndërkohë që do të mbahet mend për përvojën e tij te Ballkani në Kosovë. Fillimet e veta i pati te Ferizaj.

ermal krasnqi sulmuesi shqiptar rapidi i bukureshtit