Sport24 Shkurt 2024, 19:10

“Kamikazi baltosi futbollin shqiptar”, Maliqi sulmon gjyqtarin pas humbjes me Pogradecin: Shfaqje bastarde (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Kamikazi baltosi futbollin shqiptar”, Maliqi sulmon gjyqtarin pas

Humbja 0-2 përballë Pogradecit në ndeshjen e Grupit B të Kategorisë së Dytë, ka sjellë protesta të shumta nga skuadra e Maliqit. Fillimisht vendosën të largoheshin nga fusha e lojës gjatë pjesës së parë të takimit, kur u dhanë dy penallti kundër tyre dhe një karton i kuq.

Por më pas u vendos të vazhdohej ndeshja, e cila u mbyll me fitoren e miqve, mes protestave për gjyqtarin Mikele Drymishi, të cilit iu kushtuan edhe disa postime radhazi në rrjetet sociale të klubit.

“SKANDAL! Dy penallti për Pogradecin dhe karton i kuq për Maliqin në pjesën e parë! Ky është turp, kamikazi Mikele Dyrmishi duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shfaqje bastarde!”, shkruhej fillimisht në një postim.

Dy penallti kundër dhe karton i kuq për portierin Dramolli! Jemi të shtangur! Kamikazi Mikele Dyrmishi, sapo baltosi gjithë futbollin shqiptar me këto vendime të turpshme”, postoi pak më vonë klubi i Maliqit, duke shprehur indinjatën ndaj vendimeve në ndeshjen e sotme.

maliqi pogradeci kategoria e dytë mikele dyrmishi