Sport18 Qershor 2024, 17:52

Kaos para ndeshjes Turqi-Gjeorgji, tifozeritë përplasen mes tyre (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kaos para ndeshjes Turqi-Gjeorgji, tifozeritë përplasen mes tyre

Një episod i shëmtuar ka ndodhur në “Signal Iduna Park” përpara ndeshjes Turqi-Gjeorgji, me tifozët e dy kombëtareve në fjalë që janë përleshur keq me njëri-tjetrin.

Nga disa video të bëra publike në rrjetet sociale, duket se tifozët e skajeve të dy ekipeve janë përfshirë në një përplasje masive të dhunshme.

Nga pamjet shihet se ata janë zënë me grushte dhe hedhje sendesh, si nga njëra anë ashtu edhe nga tjetra.

Turqi-Gjeorgji është ndeshja e parë e Grupit F, e cila luhet duke nisur nga ora 18:00 në “Signal Iduna Park” në Dortmund.