Sport25 Qershor 2024, 16:10

“Kishim mundësi për më shumë”, Ernest Muçi: Doja më shumë minuta në Kampionatin Europian

Shkruar nga Pamfleti

“Kishim mundësi për më shumë”, Ernest

Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi ishte një nga lojtarët që nuk luajti pothuajse aspak në Europian, edhe pse ishte në formën e tij më të mirë dhe ka shkëlqyer në fushë me Beshiktashin.

Pas rikthimit në vendin tonë, lojtari kuqezi tha se do donte të aktivizohej më shumë dhe se gjërat mund të shkonin ndryshe për Kombëtaren në Europian.

Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Beshiktatsh më kanë mbështetur”- tha ai.

 

ernest muçi sulmuesi i shqipërisë