Sport25 Qershor 2024, 17:16

“Ky Europian ishte vitrinë e shkëlqyer për Shqipërinë”, Klaus Gjasula: Vuajta për autogolin

Shkruar nga Pamfleti

“Ky Europian ishte vitrinë e shkëlqyer për

Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares kuqezi, në një prononcim për gazetarët nga aeroporti i Tiranës, ku mbërritën pasditen e sotme pas eliminimit nga “EURO 2024”, është shprehur se e ka vuajtur autogolin në sfidën ndaj Kroacisë.

Ndjesia e autogolit nuk ishte shumë bukur, kam vuajtur për pak minuta pastaj me golin isha shkëlqyeshëm”, tha ai.

Ndër të tjera, Gjasula tha se “jemi kënaqur të gjithë, kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe kemi prezantuar vendin tonë shumë mirë”.

Ylli i Kombëtares është shprehur se ka dhënë maksimumin e tij për aq kohë sa ka qenë në fushë, duke shtuar po ashtu, se tifozët shqiptarë kanë qenë më të mirët e këtij Europiani.

Mendon se duhet të luaje më tepër në këtë Europian?

Gjasula: Në fund të fundit e vendos trajneri, ai mendon se cila është më e mira për ekipin, çdo minutë që luajta e shijova dhe provova të jap maksimumin.

Nota për kombëtaren?

Gjasula: Besoj për shtetin shqiptar ka qenë një gjë shumë e mirë, bota tani na sheh shumë ndryshe. Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm, më të mirët në këtë Europian.

klaus gjasula mesfushori i kombëtares shqiptare