Sport30 Nëntor 2023, 21:14

Liga e Europës/ Atalanta e Gjimshitit, Sportingu dhe Brajtoni presin biletën e kualifikimit, Uest Hemi i falet një goli

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Atalanta e Gjimshitit, Sportingu dhe Brajtoni presin

Liga e Europës ka luajtur këtë pasdite disa ndeshje interesante të raundit të pestë të grupeve. Atalanta barazoi 1-1 ndaj Sportingut të Lisbonës, në një sfidë të bukur në Bergamo. Goli i parë i takimit mban firmën e Skamakës në pjesën e parë, ndërsa Eduards vendosi ekuilibrat përfundimisht në pjesën e dytë.

Me këtë rezultat, ekipi i Gasperinit kryeson me 11 pikë, 3 më shumë se portugezët e vendit të dytë. Shtrum Grac dhe Rakou kanë nga katër pikë.

Uest Hemit i mjaftoi një gol i Suçek në fund ndaj TSC për të ruajtur kryesimin e grupit A. Frajburgu nuk fali, duke marrë suksesin e thellë 5-0 ndaj grekëve të Olimpiakosit të Pireut.

Nga ana tjetër, Brajtoni ka marrë një fitore minimale në Greqi ndaj AEK-ut të Athinës, por të vuajtur.

Këto tre pikë kanë qenë me tepër vlerë për anglezët, pasi kështu ata kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.

E hapur është beteja në Grupin C, ku Sparta e Pragës e cila mposhti 1-0 Betisin mbetet në lojë për një biletë kualifikuese.

Në Ligën e Konferencës, AZ Alkmar kaloi 1-0 boshnjakët e Zrinsjkit, ndërsa Beshiktashi u mund 0-5 në Turqi ndaj Klub Bryzh.

atalanta brajton uest hem liga e europës