Sport25 Maj 2024, 21:32

Luiza Gega e pandalshme në Kampionatin Ballkanik, kampionia kuqezi fiton medalje ari në 3000 metra me pengesa

Shkruar nga Pamfleti

Luiza Gega e pandalshme në Kampionatin Ballkanik, kampionia kuqezi fiton

Tjetër garë dhe tjetër rezultat i madh për Luiza Gegën, e cila vijon të shkruajë historinë e atletikës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Gega ka fituar medalje ari në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Izmir të Turqisë, falë një paraqitjeje të shkëlqyer në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Kampionia Kuqezi zhvilloi një garë dominuese, duke konfirmuar prej vitesh që mbetet e pakonkurrueshme në rajon. Ajo regjistroi kohën 9:26.40, duke merituar vendin e parë, e shkëputur me rreth 20 sekonda nga ndjekësja më e afërt.

Një rezultat fantastik nga atletja shqiptare, e cila nesër do të kërkojë medaljen e arit edhe në garën e 5000 metrave. Kujtojmë që Gega është gjithashtu e kualifikuar me normë edhe për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

luiza gega atletja shqiptare