Sport25 Shkurt 2024, 23:11

Luka Modriç nuk di të plaket, perla e mesfushorit kroat i jep fitoren Realit në “Santiago Bernabeu”

Shkruar nga Pamfleti

Luka Modriç nuk di të plaket, perla e mesfushorit kroat i jep

Reali i Madridit ka mundur 1-0 Sevijan në javën e 26 të La Ligës dhe ka përforcuar kreun. 

Ndeshja e luajtur në “Santiago Bernabeu” u zhbllokua në minutën e 10, me “Los Blancos” që kaloi në avantazh me Lukas Vazkez, por gol u anulua pas ndërhyrjes së VAR për një faull gjatë aksionit. 

Episodi që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 81. Modriç, i aktivizuar në minutën e 75 në vend të Fernandez, i dhuroi fitoren madrilenëve me një gol të mrekullueshëm. 

Mesfushori kroat është bërë lojtari i dytë më i vjetër që shënon një gol nga jashtë zone në një ndeshje të La Ligës që nga sezoni 2003-2004, pas Horge Molinës (40 vjeç e 15 ditë). 

reali i madridit sevija la liga