Sport15 Qershor 2024, 22:23

“Më vjen të qaj”, Igli Tare i emocionuar nga atmosfera në stadiumin e Dortmundit: Do të doja të isha në fushë

Shkruar nga Pamfleti

“Më vjen të qaj”, Igli Tare i emocionuar nga atmosfera

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Igli Tare, foli nga stadiumi i Dortmundit, në prag të duelit Shqipëri-Itali, ku u shpreh optimist për një rezultat pozitiv. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, Tare ndër të tjera deklaroi. 

“Më vjen të qaj, sepse doja të isha dhe unë në fushë sot. Një fitore sot do të ishte fitorja më e bukur në të gjithë historinë e kombit tonë. Sot është një ndeshje shumë e rëndësishme. Duhet të japim maksimumin, sepse ky publik e meriton që skuadra të dalë me një rezultat pozitiv.

Në qoftë se skuadra do të luajë në bllok do të jetë më pozitive. Italia do të luajë një lojë ofensive. Në qoftë se mbajmë intesitetin e lojës të lartë, Broja mund t’i krijojë probleme skuadrës italiane”, deklaroi Tare. 

igli tare ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare