Sport22 Maj 2024, 15:48

Merkato e nxehtë në Skoci, portieri shqiptar përfundon në “lupën” e Sëlltikut

Shkruar nga Pamfleti

Merkato e nxehtë në Skoci, portieri shqiptar përfundon në

Sëlltiku dëshiron të firmosë me portierin shqiptar, Arijanet Muriç. “Scottish Sun”, ka raportuar të hënën se gardiani shqiptar po shihet si zëvendësuesi ideal i portierit 37-vjeçar, Xho Hart, i cili do të largohet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni. 

25-vjeçari Muriç, iu bashkua Bërnlit në vitin 2022, për 3 milionë paund nga Mançester Siti, teksa skuadra e tij nuk arriti të mbijetonte në elitën e futbollit anglez. 

Muriç te Bërnli nuk luajti ndeshjet e para në Premier Ligë, por në 14 ndeshjet e fundit tregoi paraqitje të mira. Karrierë ka bërë edhe te disa skuadra si Adana Demirspor, Xhirona e Notingam Forest.

Merkato e nxehtë në Skoci, portieri shqiptar përfundon në

arijanet muriç portieri shqiptar sëlltik