Sport30 Nëntor 2023, 20:07

Mesazhe patriotike nga tribuna e “Air Albania”, xhebrailat ‘ndezin’ atmosferën në ndeshjen Ballkani-Viktoria Plzen (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Mesazhe patriotike nga tribuna e “Air Albania”, xhebrailat

Tifo-grupi i Ballkanit, “Xhebrailat” po përkrah në maksimum skuadrën nga Suhareka në ndeshjen e Ligës së Konferencës ndaj Viktoria Plzen. Në “Air Albania”, “Xhebrailat” u dukën mjaft të karikuar, ku nuk munguan pankartat e banerat. “Amanet prej Besim Ndrecës, e prej babës trashëgimi, me mbrojt nderin e Suharekës, edhe vetëm një Shqipëri” – Shkruhej në njërën prej tyre.

Sa i takon numrit të tifozëve prezent në tempullin “Air Albania”, bëhet fjalë për një shifër që nuk shkon më shumë se 3.5 mijë persona. Kujtojmë që takimi i Ligës së Konferencës është shumë i rëndësishëm për kualifikimin e skuadrës së Ballkanit, pas fitores së Dinamos së Zagrebit kundër Astanës me rezultatin 0-2.

Mesazhe patriotike nga tribuna e “Air Albania”, xhebrailat

ballkani tifogrupi "xhebrailat" liga e konferencës