Sport25 Shkurt 2024, 16:22

Miqësorja Suedi-Shqipëri, ja kur dalin në shitje biletat për ndeshjen e dytë të kombëtares kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja Suedi-Shqipëri, ja kur dalin në shitje biletat për

Shqipëria do të luajë më 25 mars ndaj Suedisë “në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, duke nisur nga ora 19:00, miqësoren e dytë për muajin mars. 

FSHF njofton të gjithë sportdashësit dhe tifozët e interesuar për të ndjekur miqësoren e kuqezinjve, do të kenë mundësi të blejnë bileta duke filluar nga data 27 shkurt, ora 10:00. 

Biletat do të jenë në shitje vetëm online dhe linku do të jetë funksional për të gjithë sportdashësit shqiptarë në faqen fshf.org, duke nisur nga data 27 shkurt. 

Miqësoren e parë të muajit mars Shqipëria do ta luajë ndaj Kilit, në stadiumin “Enio Tardini”, në Parma të Italisë, më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45. 

Për më shumë informacion rreth këtyre ndeshjeve dhe biletave, FSHF ju fton të na ndiqni në ditët në vazhdim në kanalet e komunikimit në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare në internet. 

shqipëri suedi ndeshja miqësore fshf