Sport25 Qershor 2024, 17:39

“Mundësitë për kualifikim ishin reale”, Ylber Ramadani: Me Kroacinë mund të kishim bërë më shumë, jemi të mërzitur

Shkruar nga Pamfleti

“Mundësitë për kualifikim ishin reale”, Ylber

Ylber Ramadani, në një prononcim për gazetarët nga aeroporti i Tianës, ku mbërriti pasditen e sotme pas eliminimit nga “EURO 2024”, është shprehur se mund të kishin bërë më shumë që të arrinin të kualifikoheshin në fazën e radhës.

Jemi të frustruar sepse kemi dashur të kualifikohemi. Duhet të kishim bërë më shumë, me Kroacinë duhet të kishim marrë tre pikë dhe me Spanjën 1 pikë”, tha Ramadani.

Gjithashtu, ylli i Kombëtares zbuloi çfarë u tha trajneri Silvinjo, pas humbjes me Spanjën.

Silvinjo na tha që ishte krenar me ne sepse kemi luajtur me kundërshtarë të nivelit shumë të lartë”, zbuloi Ramadani.

ylber ramadani ish-mesfushori i kombëtares shqiptare