Sport25 Shkurt 2024, 17:14

Napoli hedh çdo gjë në “erë”, kampionët e Italisë vijojnë formën e dobët dhe shoin me dylbi Europën

Shkruar nga Pamfleti

Napoli hedh çdo gjë në “erë”, kampionët e

Napoli është ndalur kundër Klajrait në transfertë me rezultatin 1-1, duke hedhur çdo gjë në “erë”. 
 
“Axurrët” ishin duke kryesuar sfidën deri në çastet e fundit falë një goli të Viktor Osimhen në minutën e 65. 

Në fundin e ndeshjes, Politano humbi një mundësi flagrante, e atë çka nuk e kreu dot Napoli e realizuan vendasit.

Kur të gjithë menduan se ndeshja po shkote drejt fundit, Luvumbo arriti që të gjente rrugën e rrjetës në kohën shtesë, duke i hequr fitoren Napolit në limitet e ndeshjes.

Një gol që ndezi festën në shkallët e stadiumit, me Kaljarin që shkon në kuotën e 20 pikëve po aq sa dhe Verona e Sasuolo. Napoli në krahun tjetër mbetet në vendin e 9 me 37 pikë, duke regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore.

kaljari napoli seria a