Sport25 Qershor 2024, 18:28

“Nder i madh të vesh dhe të ndjej ngjyrat më të bukura të kombit tonë”, Arbër Hoxha: Faleminderit që më realizuat ëndrrën

Shkruar nga Pamfleti

“Nder i madh të vesh dhe të ndjej ngjyrat më të bukura

Sulmuesi anësor i Shqipërisë, i cili ka prejardhje nga Kosova, Arbër Hoxha, ka reaguar pas eliminimit nga “EURO 2024”.

Futbollisti që luan me Dinamon e Zagrebit në Kroaci ka postuar një shkrim shumë emocionues në rrjetin social “Instagram”, duke përshkruar ndjenjën e përfaqësimit të kombëtares shqiptare.

Fillimisht faleminderit të gjithë atyre që më bënë të mundur realizimin e ëndrrës sime të madhe, nuk ka sukses më të lartë për një sportist se të veshë dhe të ndjejë ngjyrat më të bukura të kombit tonë, faleminderit tifoz të mrekullueshëm për këto emocione të pa përjetuara më parë, se unë jam krenar ama shumë krenar qe jam Shqiptar”, shkruan Hoxha.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbër Hoxha (@arberhoxha_9)

Arbër Hoxha luajti vetëm 47 minuta në 3 ndeshje të “EURO 2024” me Shqipërinë, mirëpo sa herë u paraqit në fushë ishte elektrizues dhe gjallëronte sulmin e kombëtares kuqezi.

Hoxha aktualisht është pjesë e Dinamo Zagrebit, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.

arbër hoxha sulmuesi i kombëtares shqiptare