Sport24 Qershor 2024, 13:55

Ndeshja kundër Spanjës, UEFA: Tre fantazistët e kombëtare shqiptare që pritet të bëjnë diferencën

Shkruar nga Pamfleti
Ndeshja kundër Spanjës, UEFA: Tre fantazistët e kombëtare
Qazim Laçi

UEFA i ka bërë një analizë kombëtare shqiptare në ndeshje kundër Spanjës.

Sipas faqes zyrtare të UEFA-s Shqipëria mund të nisë ndeshjen kundër Spanjës me formacionin si më poshtë:Strakosha; Balliu, Ismajli, Djimsiti, Mitaj; Ramadani, Abrashi, Asllani, Bajrami, Laçi; Broja

Armando Broja mund të rikthehet në formacionin fillestar pasi ishte në pankinë për ndeshjen e dytë, ndërsa Klaus Gjasula po kërkon gjithashtu përfshirje pasi shënoi golin e fundit të barazimit kundër Kroacisë pas hyrjes në fushë.

Fantazistët e kombëtare shqiptare

Nedim Bajrami (6.0 milionë euro) bëri katër rikuperime të topit në ndeshjen e dytë pasi shënoi golin më të shpejtë në historinë e EURO në ndeshjen e parë.

Qazim Laçi (5.5 milionë euro) shënoi dhe rikuperoi tre topa kundër Kroacisë në ndeshjen e dytë.

Thomas Strakosha (4.0 milion €) ka fituar dy pikë shtesë nga shtatë pritje në dy ndeshjet e para të Shqipërisë.

Ndërkohë sipas gazetës spanjolle AS, trajneri Luis de la Fuente ka përgatitur një rotacion pothuajse të plotë në ndeshjen kundër Shqipërisë që do të luhet në Dyseldorf.

“Qëllimi është që përveç Rodrigos të pezulluar për shkak kartonash dhe atyre të paralajmëruar, Le Normand e Cavajal, e gjithë pjesa tjetër të kenë minuta në këmbë”, shkruan spanjollja AS.

Për të pushuar janë parashikuar Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Cucurella, Fabian Ruiz, Lamine Yamal, Nico Williams, Pedri dhe Morata.

Dhe kështu 11-shja startuese pritet të jetë kështu me David Raya në portë, në mbrojtje Navas në të djathtë, Vivan e Laporte në qendër dhe Grimaldo në të majtë. Në mesfushë pritet të luajë Zubimendi dhe Merino. Në sulm do të ketë minuta për Oyarzabal në të djathtë, Ferran Torres në të majtë, Olmo pas sulmuesit qendror dhe Joselu-të në qendër të ofensivës.

uefa shqipëria