Sport25 Maj 2024, 15:18

Në Gjermani e krahasojnë me legjendën Litbarski, nuk kanë fund elozhet për Brajan Grudën

Shkruar nga Pamfleti

Në Gjermani e krahasojnë me legjendën Litbarski, nuk kanë

Futbollisti shqiptar Brajan Gruda ndoshta pa kalon një nga javët më të rëndësishme të karrierës së tij.

Lojtari shqiptar, i cili ka përfaqësuar Gjermaninë me ekipet e moshave deri në U-21, është ftuar nga Julian Nagelsman tek ekipi A “për të plotësuar numrin” derisa të ketë të plotë skuadrën për "EURO 2024".

Por në mediat vendase, të gjithë duken të bindur se me cilësitë që ka Gruda, mund ta bindë Nagelsman që t’i bëjë vend në listën për Europianin.

Televizioni i njohur gjerman ZDF, në portalin e tij i ka kushtuar një artikull të gjatë Grudës, duke theksuar se pritet që ai të mos jetë thjesht “i ftuar” për këtë qëllim në ekip.

Aftësitë e tij janë të jashtëzakonshme, kush mund të ndryshojë drejtimin në atë mënyrë pa iu ngatërruar këmbët? I fundit ishte Pierr Litbarski, ndoshta dribluesi më i mirë në futbollin gjerman në dekadat e fundit” shkruan në artikull “ZDF”, duke kujtuar se si veprimet e Grudës ngjasojnë me ato të sulmuesit anësor, i cili u shpall Kampion Bote me RFGJ-në në vitin 1990, ndërsa kishte marrë dy medalje argjendi në edicionet e mëparshme.

Djaloshi i ri mund të bëhet shumë më tepër se një i ftuar surprizë në kampin stërvitor në planin afatmesëm”, thekson “ZDF”.

brajan gruda ish-sulmuesi shqiptar