Sport21 Shkurt 2024, 17:09

Nga Dua Lipa tek Uill Smith e Tom Kruiz, Milani tallet me Interin pas vizitës së Kejn Uest në “San Siro” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nga Dua Lipa tek Uill Smith e Tom Kruiz, Milani tallet me Interin pas

Interi arriti të fitonte ndeshjen e parë në “San Siro” përballë Atletikos së Madridit në fazën e 1/8-ave të Champions League , teksa një vëmendje të madhe e mori edhe këngëtari i njohur, Keni Uest, i cili u shfaq duke parë ndeshjen nga afër.

Reperi amerikan, ashtu si gjithmonë është shfaqur me veshjen e tij misterioze, duke mbuluar fytyrën e tij pas deklaratave skandaloze kohët e fundit.

Duket se Milani ka zgjedhur që ta përdorë këtë gjë si një “objekt” për t’u tallur me rivalët e tyre të përjetshëm.

Në një video të postuar në “Tik-Tok”, klubi kuqezi kishte zgjedhur disa persona që kishin veshur të njëjtën maskë të cilët hiqeshin si personazhe të njohur.

Dua Lipa, Tom Kruiz, Uill Smith dhe Zherard Depardjë ishin personazhet e zgjedhur, të cilët kishin ‘vizituar’ “Casa Milan”.

 

kejn uest uill smith dua lipa inter milan