Sport23 Qershor 2024, 23:05

Nga "ferri" në 'parajsë'/ Pas dëmtimit të tmerrshëm të sulmuesit, Hungaria mposht Skocinë në minutën e 100 dhe mban gjallë kualifikimin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nga "ferri" në 'parajsë'/ Pas dëmtimit

Hungaria bën mrekullinë në fund. Skuadra e Rosit mposhti Skocinë me rezultatin minimal 0-1 me golin e realizuar në minutën e 100. Ky rezultat nuk ndihmon Shqipërinë në renditjen e të tretave më të mira. Hungaria keshtu ka shanse reale për kualifikimin mes 16 më tëmirave për t'u kualifikuar.

Në minutën e 67, pati momente paniku. Përplasje e frikshme e portierit Gan me sulmuesin e Hungarisë, Varga.


6 minuta më vonë futbollisti hungarez u transportua jashtë fushe me barelë me duatrokitje nga tifozët, ndërkohë që loja rifilloi sërish, teksa tifozët kërkuan ndërprejen e ndeshjes.

Me këtë fitore në grupin A, Hungaria renditet në vendin e tretë me 3 pikë, ndërsa Skocia mbyllm klasifikimin me 1 pikë. Kryesimin e këtij grupi e mban Gjermania me 7 pikë, ndërsa Zvicra "blindoi" verndin e dytë me 5 pikë.

hungaria skocia