Sport13 Prill 2024, 18:17

Ngjarje tragjike në futbollin shqiptar, ikona e portës së Butrintit humb jetën gjatë ndeshjes miqësore mes veteranëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje tragjike në futbollin shqiptar, ikona e portës së

Një lajm i trishtë vjen nga Saranda, ku një nga ikonat e futbollit sarandiot, është ndarë nga jeta sot në mënyrë tragjike, teksa po luante një ndeshe miqësore mes veteranëve.

Ish-portieri i njohur, Fredi Mërkuri pësoi kolaps në fushë, gjatë një ndeshje miqësore ndërmjet lojtarëve të viteve 80-90 (sfidë ndaj një skuadre veterane nga Greqia), të organizuar nga Butrinti. Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës së shpejtë, “ikona” e njohur nuk ia doli dot të mbijetojë.

Gjatë ndeshjes, ish-portieri Fredi Mërkuri ka pësuar kolaps dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit. Por ai nuk ia ka dalë pas kësaj situate të përsuar në fushën e lojës, duke u ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.

fredi mërkuri ish-portieri sarandiot