Sport30 Nëntor 2023, 20:52

Një gabim i kushton shtrenjtë Ballkanit, kampionët e Ilir Dajës dorëzohen në “Air Albania” dhe tani luajnë ‘finalen’ për kualifikimin

Shkruar nga Pamfleti

Një gabim i kushton shtrenjtë Ballkanit, kampionët e Ilir

Ballkani ka pësuar disfatë 0-1 ndaj Viktoria Plzen, në ndeshjen e raundit të pestë të grupeve të <ligën e Konferencës, takim ky i luajtur në “Air Albania”. Rasti i parë konkret i ekipit nga Suhareka erdhi në minutën e 13, kur një skemë e mirë-menduar për pak sa nuk finalizohet në gol nga Kuç. Pak më vonë, provoi edhe Kuç, por portieri Baier nuk e pati të vështirë të neutralizonte sferën.

Skuadra kosovare krijoi më shumë lojë e raste në pjesën e parë, duke iu afruar golit të avantazhit, teksa në të dytën kishte më pak ritëm dhe vuajti edhe trysninë e miqve.

Edhe mysafirët çek treguan dëshirë për të zhbllokuar llogaritë, gjithsesi pa rezultat. Në fundin e pjesës së parë, Ballkani tentoi për t’iu afruar golit me Karricën, “Gardiani” i Plzen kuptoi gjithçka duke bërë një pritje fantastike. Në pjesën e dytë, skuadrat u kujdesën shumë që të mos pësonin. Në minutën e 79, Jashanica mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, duke shkaktuar drithërima te porta kundërshtare. Në fund, një dalje e gabuar e portierit Koliçi solli golin e Plzen që siguroi kështu një fitore minimale.

Kështu, një javë para fundit, Plzen kryeson grupin me pikët e plota (15), kundrejt Ballkanit të Ilir Dajës që e sheh veten në vendin e katërt me 4 pikë. Ndeshja e ardhshme për ekipin nga Suhareka është kundër kroatëve kundër Dinamos së Zagrebit. Se kush do ia dalë të marrë vendin e dytë do shihet në fund, pasi Dinamo Zagreb ka 6 pikë dhe Astana 4 pikë.

ballkani liga e konferencës viktoria plzen