Sport24 Shkurt 2024, 16:52

Nuk është i vetmi që e sheh veten pas hekurave të qelisë, Dani Alvesh dhe lista e futbollistëve përdhunues

Shkruar nga Pamfleti

Nuk është i vetmi që e sheh veten pas hekurave të

Me dënimin prej 4-vitesh e 6 muajsh për përdhunim, Dani Alvesh ka njollosur një karrierë brilante në futboll. Por ai nuk ishte i vetmi futbollist apo sportist që e sheh veten të përfundojë pas hekurave për një krim kaq të rëndë.

Ish-lojtari i Barcelonës i bashkohet listës së gjatë të futbollistëve që kanë parë sesi karriera e tyre sportive është lënë në harresë për shkak të akuzeve apo dënimeve penale të përmasave të tilla si ajo e tij.

Disa janë dënuar, si Santi Mina apo Robinjo, të tjerë i janë shmangur proceseve gjyqësore për shkak të mungesës së provave ose për shkak të marrëveshjeve me viktimat (Braulio Noriega, Ruben Kastro, Mendi).

Santi Mina është një tjetër nga futbollistët që ka qenë në media për një krim të këtyre përmasave.

Ish-futbollisti i Selta Vigos u dënua me katër vjet burg për abuzim seksual me një grua brenda një furgoni të parkuar përpara një klubi nate në Almeria.

I përmasave edhe më të rënda ishte dënimi i dhënë nga Gjykata e Apelit në Milano për Robinjon që i dha 9-vite burg për “përdhunimin dhe poshtërimin brutal” të një vajze 23-vjeçare me kombësi shqiptare, e cila po festonte datëlindjen në një klub nate në qytetin italian.

dani alvesh ish-futbollisti brazilian