Sport22 Shkurt 2024, 19:03

“Nuk më regjistruan për Kupën e Botës”, Erkand Qerimaj vijon akuzat: Elez Gjoza shëtit familjen me lekët e Federatës së Peshëngritjes

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk më regjistruan për Kupën e Botës”, Erkand

Peshëngritësi Erkand Qerimaj ka ngritur akuza të rënda për presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Rekordmeni shqiptar deklaron se kreu i FSHP ka fshehur disa raste me doping dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të tij.

Ndërsa më vonë ishte Federata Shqiptare e Peshëngritjes që reagoi duke i sjellë si të pavërteta akuzat e peshëngritësit. Madje FSHP i quan ato disinformim nga ana e sportistit shkodran.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/shporru-nga-federata-hajdut-erkand-qerimaj-shperhen-keq-ndaj-presidentit-t-i214231

Por nuk ka vonuar dhe Erkand Qerimaj ka reaguar përsëri me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. Erkand Qerimaj thotë se FSHP vazhdon me skandalin e saj, duke thënë se nuk e kanë regjistruar në Kupën e Botës në Tailandë për kualifikueset në lojërat Olimpike të Parisit.

Skandali Federates VIJON duke mos me rregjistruar ne kupen e Botes Tailand per kualfikimin ne Lojrat Olimpike te Parisit. Ne Peshen qe kisha kerkuar qe ne Janar disa her me sms- Edhe ne kete Moment nuk Figuroj i rregjistruar!!!! Me Siguri nuk ka dashur qe une te shkoj. Debati nisi per kete. Si duket une qe qoj Flamurin Sjell Medalje duhet te rri ne shtepi!! Sepse Presidenti duhet te marri familjaret per Turizem ne Vende te bukura si Tailanda, Katar, Kuba Arabia, per turizem Me Leket e Federates e Shtetit Taksapaguesve. Persa i perket Deklarates qe ka ber I ka gjitha Genjeshtra se kur genjen shume fillon i beson edhe  vet. Kush e njeh e di, ska person qe ka taku e te mos ta ket genjy nja 5 her minimumi…..”, shkruan Qerimaj.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/shporru-nga-federata-hajdut-fshp-publikon-dokumentet-pas-akuzave-te-qerima-i214307

erkand qerimaj peshëngritësi shqip