Sport25 Maj 2024, 18:54

Pallati i sportit në Durrës kthehet në “arenë boksi”, shoqërohen në polici disa persona (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pallati i sportit në Durrës kthehet në “arenë

Një sherr masiv është regjistruar në ndeshjen gjysmëfinale të kampionatit kombëtar të basketbollit U-16, mes Teutës dhe Partizanit në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Sherri ka nisur në përfundim të ndeshjes, ku në finale të kampionatit kishte kaluar skuadra e Teutës.

Gjatë shtrëngimit të duarve, një nga lojtarët e skuadrës së Partizanit ka sharë kundërshtarin e tij dhe në këtë moment ka nisur konflikti mes lojtarëve, ku më vonë në fushë janë futur edhe tifozët që ishin prezent.

Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë, për të ndalur sherrin. Disa prej personave të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat.

kampionati i basketbollit teuta u-16 partizani u-16