Sport11 Prill 2024, 22:39

Përfshihet gjysma e Serisë A, akoma nuk ka përfunduar, gazetari i njohur italian: Kështu shkon kur përfshihet Juventusi

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet gjysma e Serisë A, akoma nuk ka përfunduar, gazetari i

Gazetari i njohur italian, Fabricio Korona pretendon se skandali i basteve në Serinë A ‘nuk ka mbaruar’ dhe se ‘gjysma e elitës së kampionatit italian është e përfshirë’, duke e nënvizuar më shumë Juventusin.

Duke filluar nga vera e kaluar, ish-paparaci – i cili ka një precedent penal për akte në përfshirje në shantazhe – filloi të akuzonte lojtarë të ndryshëm të Serisë A për vendosjen e basteve në ndeshje futbolli, duke përfshirë tashmë të pezulluarit Nikolo Faxholin e Juventusit dhe Sandro Tonalin e Njukasëllit.

Ndërsa Korona në dukje ishte i saktë në lidhje me çiftin e lartpërmendur, ai akuzoi gjithashtu figura të tjera, duke përfshirë Nikolo Zaniolon, Nicola Zalevskin, Nikolo Kasale dhe Alesandro Florenzi, por asnjëri prej të cilëve nuk mori asnjë formë ndëshkimi.

Korona ishte në Gjykatën e Milanos mëngjesin e sotëm për një seancë dëgjimore nëse ai duhet të vendoset nën mbikëqyrje speciale parandaluese për 18 muaj.

Skandali i basteve të futbollit nuk ka mbaruar, por ligji italian është i tillë, gjyqi është pezulluar dhe ne do ta dëgjojmë përsëri pas disa vitesh. Jo të gjithë emrat kanë dalë, gjysma e Serisë A është e përfshirë, por kështu shkon kur Juventusi është në mes”, ka thënë Korona.

 

fabricio korona gazetari i njohur italian skandali i basteve