Sport23 Qershor 2024, 21:47

Përfundon pjesa e parë/ Befasia mban emrin e Zvicrës, helvetët marrin vendin e parë në grup; paqe mes Skocisë dhe Hungarisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Befasia mban emrin e Zvicrës,

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të grupit A të vlefshme për Kampionatin Europian. Surprizën e bën Zvicra, teksa helvetët kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Gjermaninë dhe po ashtu kanë marrë vendin e parë.

Ekipi i drejtuar nga Murati Jakin zhbllokuan ndeshjen në minutën e 28. Ndoje ndëshkoi portierin Nojer.


Në minutën e 17, Andrijsh gjuajti nga jshtë zonës dhe goditi portën e Zomerit me një super gjuajtje. Pas një rishikimi në VAR, arbitri Orsato anuloi golin e “Pancerave” për një faull në zonë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Skocia dhe Hungaria i kanë mbyllur 45 minutat epara të këtij takimi me rrjeta të paprekura.

zvicra gjermania skocia hungaria "euro 2024"