Sport22 Qershor 2024, 21:47

Përfundon pjesa e parë/ Belgjika mposht Rumaninë, “Djajtë” tregohen cinikë me ballkanasit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Belgjika mposht Rumaninë,

Përfundon pjesa e parë e grupit E e vlefshme për Kampionatin Europian. Belgjika ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 përballë Rumanisë.

Ekipi i drejtuar nga tekniku Tedesko arriti të zhbllokonte që në minutën e 2 sfidën, duke lënë pas krahëve gjithçka ndodhi në ndeshjen e parë ndaj Sllovakisë.

Një aksion perfekt i “Djajve” u finalizua nga fantazisti i mesfushës, Juri Tielemans, i cili me një goditje potente në hyrje të zonës dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarëve.

Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi, pasi Belgjika kërkon me çdo kusht fitoren për të synuar kualifikimin për në raundin e 1/16.

belgjika rumania "euro 2024"