Sport22 Qershor 2024, 18:46

Përfundon pjesa e parë/ Portugalia hipotekon kualifikimin, Turqia realizon autogolin qesharak, mbrojtësi dhe portieri “lënë nam” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Portugalia hipotekon kualifikimin, Turqia

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së grupit F. Portugalia ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 Turqinë dhe ka hipotekuar kualifikimin në raundin e 1/16.

Luzitanët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 21. Aksion i rrufeshëm i ekipit të Roberto Martinez në të majtë, topi në qendër shkoi te Bernardo Silva, i cili nuk gaboi me gjuajtjen e tij.


7 minuta më vonë, Akajdin bëri një gafë të pabesueshme, duke mos parë daljen e portierit për të dërguar topin në rrjetën e portës së tij me një pasim mbrapa.

portugalia turqia "euro 2024"