Sport22 Qershor 2024, 15:04

Përfundon pjesa e parë/ VAR i djeg festën e golit Çekisë, Gjeorgjia feston në Hamburg (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ VAR i djeg festën e golit

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së grupit F mes Gjeorgjisë dhe Çekisë. 45 minutat e këtij takimi të zhvilluar në “Volksparkstadion” të Hamburgut janë mbyllur me fitoren e Gjeorgjisë me rezultatin minimal 0-1. 

Çekët iu afruan golit që në minutën e 3, por portieri Mamardashvili i mohoi avantazhin miqve.

Në minutën e 23, Çekia gjeti golin e avantazhit. Hazlek realizoi për të tijtë, por gjeorgjianët protestuan për një prekje të topit me dorë brenda zonës dhe goli u anula nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Kur mendoohej se ndeshja do të mbyllej me rrjeta të paprekura, në minutën e 45+2, arbitri akordoi penallti për Gjeorgjinë për prekje të topit me dorë brenda zonës. Pas konsultës me sistemin VAR, gjyqtari vendosi të jepte 11-metërshin. 

Në minutën e 45+4, sulmuesi Mikautadze u tregua i saktë nga penalltia, duke çuar në delir tifozët gjeorgjianë. 

Menjëherë më pas, Çekia pati një rast të artë për të barazuar, por gjuajtja e Shik u ndal nga një pritje e mrekullueshme e Mamardashvilit.

Mbetet të shihet si do të shkojë pjesa e dytë, ku Çekia do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi çdo rezultat tjetër do ta nxirrte jashtë garës për kualifikim.

çekia gjeorgjia